Të gjitha lajmet
Shtëpia Botuese ·
Tekstet shkollore dhe materialet mësimore për klasat 1–9
Shtëpia botuese “Dukagjini” fton mësimdhënësit t’i shfletojnë dhe shkarkojnë materialet për vitin shkollor 2026/27.

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë mësimdhënësit t’i shfletojnë dhe shkarkojnë librat dhe materialet mësimore për vitin shkollor 2026/27: librat bazë, fletoret e punës, librin e mësimdhënësit dhe planet mësimore.
Tekstet janë të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, mbulojnë klasat 1–9 dhe janë hartuar nga ekspertë të fushës sipas Kurrikulës.
Risi për klasat 1–5 janë pakot “Mrekullia e Shkronjave” (bukurshkrim), “Artistët e Vegjël” (art figurativ dhe muzikor) dhe “Luajmë dhe Mësojmë” (lojëra mësimore), si dhe Ditari Personal i Mësimdhënësit dhe Pakoja e Vlerësimit.


