Dukagjini Group
Libraria Dukagjini
Kthehu te kompanitëLibraria Dukagjini

Industria: Librari

Libraria Dukagjini

Më 4 maj të vitit 2000, Prishtinës iu shtua edhe një vend i librit: libraria e parë kombëtare dhe ndërkombëtare “Dukagjini” e pas luftës.

  • Staf i specializuar
  • Gjini të ndryshme letrare
  • Asistencë profesionale

Kjo librari ka një fond prej më shumë se 10.000 titujve në disa gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe shumë gjuhë të tjera europiane e botërore.

Këtu gjenden shumë gjini: beletristikë, ekonomi, drejtësi, teknologji informative, mjekësi, shkenca shoqërore e ekzakte, kulturë, art, autobiografi e monografi, si dhe libra për fëmijë.

Një kënaqësi e posaçme është enterieri i përbërë prej disa hapësirave dhe dy galerive, ndërsa një staf i specializuar ju ndihmon në përzgjedhjen e kërkesave tuaja.