Të gjitha lajmet
Shtëpia Botuese ·
32-vjetori: “Dukagjini” dhuron lektyra për bibliotekat e shkollave
Me rastin e përvjetorit, shtëpia botuese dhuron lektyra shkollore për bibliotekat nëpër Kosovë.

E themeluar më 14 mars 1994, shtëpia botuese “Dukagjini” shënon 32-vjetorin e themelimit, me misionin për ta mbajtur gjallë librin shqip dhe për të kontribuuar në kulturë dhe arsim.
Gjatë këtyre viteve ka sjellë botime letrare, shkencore, përkthime të autorëve botërorë dhe tekste shkollore që janë bërë pjesë e mësimit të disa brezave.
Për shenjim të përvjetorit, “Dukagjini” dhuron një numër të konsiderueshëm lektyrash shkollore për bibliotekat e shkollave nëpër Kosovë, për të nxitur kulturën e leximit te nxënësit.


