Historiku
Historia e kompanive
Nga shtypshkronja e parë private në Kosovë deri te resorti bregdetar në Shëngjin.
- 1987
Themelon shtypshkronjën Dukagjini
Shtypshkronja e parë me karakter privat në Kosovën e asaj kohe. Doli të ishte investim me vend dhe lehtësoi shtypin, që nuk ishte shërbim i lehtë për atë kohë.
- 1992
Zgjeron aktivitetin me tregti
Kriza politike po e shkatërronte ish-federatën jugosllave. Gjatë viteve '90, në Kosovën që përballej me tranzicionin, u zgjerua veprimtaria tregtare.
- 1993
Shpërndan rrjetin e kioskave Dukagjini
Shpërndarja e një rrjeti të madh kioskash nëpër Kosovë solli punësim dhe shërbim në një kohë me vështirësi të mëdha ekonomike.
- 1994
Krijohet shtëpia botuese dhe hapen libraritë e para
Krahas suksesit të shtypshkronjës dhe nevojës për libra në sistemin paralel të mësimit, u bë e domosdoshme edhe shtëpia botuese. Ajo mbetet ndër më të mëdhatë në Kosovë.
- 1999
Radio Dukagjini
Transmetuesi më i madh radiofonik në Kosovë, me frekuencë nacionale dhe program alternativ.
- 2001
TV Dukagjini
Suksesi i radios i hapi rrugën televizionit. I konceptuar si media lokale, sot është televizion nacional me qasje krejtësisht të pavarur.
- 2002
Tobakosi
Përfaqësuese ekskluzive e disa prej markave më prestigjioze të duhanit, me rrjetin më të sofistikuar të distributorëve në Kosovë.
- 2003
Dukagjini Construction
Na bën krenar rrëfimi i numrit të madh të familjeve që përjetojnë çdo ditë komoditetin e banesave të ndërtuara me kujdes dhe etikë.
- 2006
Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
Institucion financiar që merret me menaxhimin e kursimeve pensionale, i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
- 2006
Dukagjini Invest
Kompania që hulumton mundësitë e investimit dhe u pajis me licencë nga Asociacioni i Qendrave Tregtare Botërore me bazë në New York.
- 2006
D3
Në përpjekje për të përcjellë dhe nxitur teknologjinë bashkëkohore, u hodh hapi drejt telekomunikimit.
- 2006
Kompania e Sigurimeve Dukagjini
Hyrja në tregun e sigurimeve me autopërgjegjësi, kasko, sigurim prone dhe shëndeti në udhëtim. Sot me rreth 25 pika shitjeje në tërë Kosovën dhe mbi 10 000 klientë.
- 2009
Privatizon Hotel Dukagjini
Një prej hoteleve ikonë të rrafshit të Dukagjinit, që nën menaxhimin e Ekrem Llukës u modernizua në një gërshetim të përkryer të së vjetrës me trendet bashkëkohore.
- 2010
Dukagjini Fiscal Solution
Kompani e licencuar për importimin, shitjen dhe servisimin e pajisjeve fiskale — faktor kyç në luftimin e ekonomisë joformale.
- 2010
Kolegji Dukagjini
Një prej kolegjeve të dëshmuara si qendër e dijes për ata që duan të ndërtojnë karrierë të suksesshme.
- 2016
Dukagjini Residence & Center
Kompleks banesash modern me 240 apartamente, dhe ndërtesa më e lartë e dedikuar vetëm për biznes në Kosovë, me 22 kate dhe rreth 600 parkingje nëntokësore.
- 2022
Dukagjini Resort
I vendosur përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, në Shëngjin, projekti ofron një përzierje të bukurisë natyrore dhe lehtësirave moderne.
