Dukagjini Group

Që nga viti 1987

Një shtypshkronjë e vogël në Pejë. Sot, katërmbëdhjetë kompani.

Media, hoteleri, botime, librari, ndërtim, financa, sigurime dhe arsim — nën një emër: Dukagjini.

Për ne

Emri “Dukagjini” është i lidhur ngushtë me nismat e ekonomisë private në Kosovë.

Në saje të punës këmbëngulëse dhe të palodhshme të Ekrem Llukës, në vitin 1987 filloi punën ndërmarrja Librare Botuese Tregtare “Dukagjini”, e cila shumë shpejt u bë një nga bartëset më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në komunën e Pejës dhe më gjerë.

Rritja e korporatës “Dukagjini” është e lidhur, para se gjithash, me shtypshkronjën.

Lexo më shumë
Ekrem Lluka, themelues dhe president i Dukagjini Group
Ekrem Lluka — Themelues, President
38
Vjet në treg — nga 1987
14
Kompani në 13 sektorë
700+
Të punësuar
10 000+
Klientë të Kompanisë së Sigurimeve

Kompanitë

Trembëdhjetë biznese, një standard

Të gjitha kompanitë
Libraria Dukagjini në Prishtinë

Libraria Dukagjini

Adresa e librave në Prishtinë

Mbi 10.000 tituj në shqip, anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht e gjuhë të tjera — libraria e parë kombëtare dhe ndërkombëtare e pasluftës.

Lexo më shumë

“Të punosh në korporatën Dukagjini është shkollë në vete. Është mësim që të shërben gjithë jetën. Presidenti Lluka është lokomotivë që duhet ndjekur.”

Ermal Panduri — Drejtor, TV Dukagjini

“Mundohemi që krahas mundësive të krijojmë mirëqenie për ekipin. Për korporatën që është familje dhe shtëpi më shumë se sa vend pune.”

Korab Lluka — Kryeshef Ekzekutiv