


Industria: Hoteleri
Hotel Dukagjini
Në zemër të Pejës — një gërshetim i përkryer i të vjetrës me trendet bashkëkohore, i rrethuar me pamje mahnitëse.
- 120 punonjës
- 67 dhoma dhe Suita Presidenciale
- E ndërtuar në 1951, e rikonstruktuar në 2009
Afërsia me bukuritë magjepsëse të maleve të Rugovës dhe madhështia e lumit Bistrica e bëjnë Hotel Dukagjinin margaritar të hotelerisë shqiptare. Pikë reference për Pejën, Dukagjinin, Kosovën dhe rajonin.
Restaurimi
Pronari i hotelit nga viti 2008, Ekrem Lluka, President i Dukagjini Group, u përkujdes dhe mbikëqyri personalisht rinovimin e plotë. Në vitin 2009 u përurua salla e konferencave me kapacitet mbi 400 persona, e pajisur me përkthim simultan dhe video-konferenca.
Shërbimet
Restoranti luksoz “22”, Restorant “Nacional” dhe Restorant “Panorama” ofrojnë kuzhinë tradicionale dhe ndërkombëtare. Në 800 m² gjenden palestra, pishina, sauna dhe qendra e masazheve, në dispozicion 24 orë.
