Dukagjini Group
Dukagjini SH.P.K.
Kthehu te kompanitëDukagjini SH.P.K.

Industria: Shtyp

Dukagjini SH.P.K.

Një makinë e vjetër e tipit “TIPO” shënoi fillet e suksesit tonë. Një shtypshkronjë e vogël, me 2-3 punëtorë, trasoi rrugën tonë të afarizmit.

  • Sinonim i cilësisë
  • 55 të punësuar
  • Ndër të parat private në Kosovë

U fillua në vitin 1987 për t’u bërë sinonim i afarizmit bashkëkohor, shembull i dinamizmit dhe efikasitetit zhvillimor. Nuk u desh shumë kohë për të kapërcyer kufijtë e Kosovës, duke u vlerësuar gjatë këtij rrugëtimi me çmimet më të larta në instancat e njohura europiane e botërore të biznesit.

Pajisjet “Offset Planeta” dhe ato të llojeve “Heidelberg”, me makineri komplete për libërlidhje, qepje dhe lidhje të kopertinave të forta, u bënë pjesë e procesit për të ngritur cilësinë, në hap me kohën.

Sot

Tirazhet e librave me mbi 10 000 ekzemplarë, me cilësi të lartë, tash realizohen brenda 48 orësh, që shënon rekord në këtë industri në Kosovë.