Dukagjini Group
Të gjitha lajmet

Shtëpia Botuese ·

Rreth 50 tituj të rinj për Panairin e Librit në Tiranë

Promovime, takime me autorë dhe zbritje në edicionin e 28-të të Panairit të Librit në Tiranë.

Rreth 50 tituj të rinj për Panairin e Librit në Tiranë

Në edicionin e 28-të të Panairit të Librit në Tiranë, shtëpia botuese “Dukagjini” sjell rreth 50 botime të reja, promovime, takime me autorë dhe zbritje.

Kolana Anima hap një cikël të ri me vepra të Platonovit, Zola-s dhe Broch-ut; seria Hermann Hesse dhe kolana Effugium përmbyllen, ndërsa Magnum Opus pasurohet me “1984” të George Orwell-it.

Për më të vegjlit, Zhyl Verni dhe Vehbi Kikaj i shtohen serisë së lektyrave, ndërsa Gianni Rodari rikthehet me tre libra.

Panairi u mbajt nga 12 deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.