Të gjitha lajmet
Shtëpia Botuese ·
Tituj të rinj dhe ekskluzivë për Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
Dhjetëra botime të reja nga kolanat “Anima”, “Effugium”, “Fryma”, “Klasikë” dhe imprinti LEKË.

Shtëpia botuese DUKAGJINI merr pjesë në edicionin e 26-të të Panairit të Librit në Prishtinë me një numër të madh botimesh të reja dhe titujsh ekskluzivë.
Kolana “Anima” pasurohet me vepra të Andrej Platonovit, Émile Zola-s dhe Hermann Broch-ut. Në stendë gjenden të plota seria “Hermann Hesse” dhe kolana “Effugium” me njëmbëdhjetë vepra evropiane.
Për lexuesit e vegjël, seria e lektyrave zgjerohet për klasat 6–9 me “Kopshti Sekret” dhe “Misteret e Radiostacionit EM-2”, si dhe botimet e Gianni Rodarit.
Panairi mbahet nga 17 deri më 21 qershor në Pallatin e Rinisë, me zbritje, prezantime dhe surpriza.


