Për ne

Historia jonë

Emri i korporatës “Dukagjini” është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjithanshme të shoqërisë për nismat e ekonomisë private.

Një makinë e vjetër e tipit “TIPO” shënoi fillet e suksesit tonë. Një shtypshkronjë e vogël, me 2-3 punëtorë, trasoi rrugën tonë të afarizmit. U fillua në vitin 1987, për t’u bërë sinonim i afarizmit bashkëkohor, shembull i dinamizmit dhe efikasitetit zhvillimor.

Nuk u desh shumë kohë për të kapërcyer kufijtë e Kosovës, duke u vlerësuar gjatë këtij rrugëtimi me çmimet më të larta në instancat e njohura europiane e botërore të biznesit.

Pajisjet offset “Planeta” dhe ato të llojeve “Heidelberg”, me makineri komplete për libërlidhje, qepje dhe lidhje të kopertinave të forta, u bënë pjesë e procesit për të ngritur cilësinë, në hap me kohën. Shtypshkronja DUKAGJINI sot është sinonim i cilësisë.

Duke kaluar bashkë me Kosovën zhvillimet e vrullshme që nga fillimvitet e '90-ta, shtypshkronja u bë pjesë e pandarë e tyre, duke lënë gjurmë në ngjarjet më madhore të historisë sonë të re: libra, indeksa, vula e materiale identifikuese për intelektualë, studentë, nxënës dhe shtetas të Republikës së Kosovës.

Në periudhën më të vështirë, shtypshkronja tuboi në gjirin e saj një grup krijuesish dhe intelektualësh të shquar të kohës dhe themeloi shtëpinë botuese, e cila për një kohë të shkurtër u bë lider në veprimtarinë botuese, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Në hap me kërkesat e epokës së re, filluan investimet në zëvendësimin e makinave manuale me ato digjitale, që shpien në avancimin e teknologjisë dhe uljen e kostove. E tëra në përputhje me qëllimin kryesor: kënaqësia e konsumatorit, shërbimi cilësor dhe distribuimi me kohë.

Ekrem Lluka, themelues dhe president
Ekrem Lluka — Themelues, President
38
Vjet në treg — nga 1987
14
Kompani në 13 sektorë
700+
Të punësuar
10 000+
Klientë të Kompanisë së Sigurimeve