



Industria: Media
Radio & TV Dukagjini
E themi para se të tjerët ta dëgjojnë. Radio Dukagjini transmeton në frekuencat 99.7, 94.5, 104.7, 92.7 dhe 105.1, në program satelitor dhe në internet.
- Sinjali i parë më 16 qershor 2001
- Dëgjohemi në mbarë botën
- Në të gjitha rrjetet kabllore
Radio
Jemi radio që sajon dhe emeton program nga dy studio: në Prishtinë dhe Pejë. Ishim radio lokale dhe u bëmë shumë shpejt kombëtare. Sot dëgjohemi në mbarë botën, falë punës së dhjetëra të punësuarve në Radio Dukagjini.
Formula e suksesit
Së pari: një kombinim i shkëlqyeshëm i përvojës së më të vjetërve dhe entuziazmit të të rinjve. E dyta: programi për çdo kënd nga diçka. E treta: paanshmëria dhe objektiviteti. Dhe në fund: afërsia me dëgjuesit tanë.
Televizion
Raportimi i drejtpërdrejtë, paanësia dhe qasja profesionale bëjnë që TV Dukagjini të jetë televizioni më alternativ në vend, pa kurrfarë ngjyrimi politik, religjioz apo ideologjik. Është televizioni i vetëm në Kosovë me dy studio në qytete të ndryshme, Prishtinë dhe Pejë.
