



Industria: Botime
Shtëpia Botuese Dukagjini
Asgjë nuk mund ta zëvendësojë kënaqësinë e shoqërimit me librin. Të vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë e botimeve, u themelua Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
- Botime vendëse dhe ndërkombëtare
- Mbi 200 tituj
- Tekste shkollore
E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën në këto anë, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, SH.B. “Dukagjini” për një kohë të shkurtër u promovua në njërën nga shtëpitë më të mëdha botuese, jo vetëm në Kosovë e ndër shqiptarë, por edhe më gjerë.
Me emrin e saj lidhen ide e ndërmarrje të guximshme botuese, që u paraqitën në përurime, panaire e manifestime të librit në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Frankfurt, Gjenevë e Paris.
Botimet
Janë mbi 200 tituj të botuar në kolonat “Fryma”, “Rozafa”, “Botimet e veçanta” dhe “Dukagjini Balkan Books”, si dhe rreth 160 tekste shkollore nga klasa I deri tek ajo IX — në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët turke e boshnjake.
