Dukagjini Group
Të gjitha lajmet

Shtëpia Botuese ·

Mbi 50 botime të reja në Panairin e Librit “Prishtina 2025”

“Dukagjini” – e para nga Kosova në projektin “Evropa Kreative” – prezanton tituj të rinj nga kolana Effugium, Fryma dhe Klasikë.

Mbi 50 botime të reja në Panairin e Librit “Prishtina 2025”

Në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” prezanton mbi 50 botime të reja.

Kolanës “Fryma” i shtohen vepra të Daniel Bell, David Davies dhe Anthony Giddens; nga “Magnum Opus” prezantohet “1984” e George Orwell-it.

“Dukagjini” është shtëpia botuese e parë nga Kosova që është bërë pjesë e programit “Evropa Kreative”, me mbështetjen e të cilit ka sjellë njëmbëdhjetë tituj në kolanën “Effugium”.

Gjithashtu u përmbyll seria e nobelistit Hermann Hesse dhe u prezantuan vepra nga kolana “Klasikë”.