Dukagjini Group
Të gjitha lajmet

Dukagjini Resort ·

Rama dhe kryetari i Lezhës prezantojnë Dukagjini Resort

Gjatë përurimit të rrugës së re Shëngjin–Velipojë, projekti u përmend si një nga investimet nismëtare të zonës.

Rama dhe kryetari i Lezhës prezantojnë Dukagjini Resort

Pranë rrugës së re Shëngjin–Velipojë, te Rana e Hedhur, po ngrihet resorti luksoz i Dukagjini Group, me një investim të parashikuar prej rreth 80 milionë eurosh.

Në pjesën e poshtme, pranë plazhit, do të jetë hoteli me rreth 140 dhoma, pesë restorante, sallë dasmash dhe kazino. Në pjesën e sipërme do të ngrihen 20 ndërtesa me gjithsej 386 njësi banesore.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, e përmendi Dukagjini Resort si një nga strukturat elitë dhe investimet nismëtare të zonës Rana e Hedhur–Velipojë.

Edhe kryeministri Edi Rama i njohu meritat e investitorëve privatë në zhvillimin e kësaj zone të Adriatikut.