Të gjitha lajmet
Dukagjini Resort ·
Dukagjini Resort merr lejen e ndërtimit
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për një nga investimet më të mëdha në turizmin shqiptar.

Leja e ndërtimit për Dukagjini Resort është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit i Shqipërisë.
Sipas dokumenteve, resorti do të ketë objekte banimi dhe shërbimi me 1 deri në 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë. Investimi shtrihet në një sipërfaqe prej 36,038 m², me ndërtim mbi dhe nën tokë prej 75,920 m².
Kompleksi përfshin pishina, zona rekreative dhe ambiente publike, dhe pritet të sjellë vende të reja pune dhe zhvillim të qëndrueshëm për zonën.



