Dukagjini Group
Dukagjini Construction
Kthehu te kompanitëDukagjini Construction

Industria: Kompani ndërtimi

Dukagjini Construction

Kërkesat e tregut për cilësi, inovacion dhe efikasitet imponojnë profesionalizëm dhe etikë të lartë në shërbim të klientit.

  • Projektim
  • Mbikëqyrje
  • Ndërtim

Historiku

E themeluar më 2003, punën e ka filluar me realizimin e kompleksit të parë banesor “Sahatkulla” në Pejë. Deri më tani afro 600 familje janë akomoduar dhe shijojnë komforin e banesave të ndërtuara nga ne.

Specializimi

Planifikimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e fondit banesor; projektimi, ndërtimi dhe shitja e hapësirave banesore e afariste; projektimi, mbikëqyrja dhe menaxhimi i investimeve.

Realizimet

Kompleksi “Sahatkulla” (2003–2005, 64 banesa), “Puhovci 1” (78 banesa), “Puhovci 2” (76 banesa), “Buquku 1” (38 banesa), “Jarina” (185 banesa), tri fazat e “Puhovci 3” (376 banesa), Hotel “Dukagjini” (2009–2011), objekti “Bahçe”, banimi social në Pejë, Klinë dhe Istog, “Buquku 2” dhe kompleksi “Qendra”.