Dukagjini Group
Kolegji Evropian Dukagjini
Kthehu te kompanitëKolegji Evropian Dukagjini

Industria: Edukim

Kolegji Evropian Dukagjini

Duke u nisur nga vlerësimi se arsimimi është fuqi, Kolegji Evropian “Dukagjini” i kushton kujdes të veçantë aplikimit të standardeve më të larta.

  • Sistemi i Bolonjës
  • Eksperiencë evropiane
  • Sipas kërkesave të tregut

Kolegji përgatit studentë të nivelit evropian në fushën e shkencave menaxheriale, kompjuterike, ekonomike, bankare e financiare, menaxhimit të biznesit, shkencave juridike dhe politike me gazetari.

Programet Bachelor

Bachelor në Menaxhment; Bachelor në Ekonomi — Banka, Financa dhe Kontabilitet; Bachelor në Shkenca Kompjuterike — IT e aplikuar; Bachelor në Shkenca Juridike.

Studimet Master

Master në Menaxhment, me specializime: menaxhment i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; menaxhment i sistemeve të informacionit; menaxhment në kontabilitet, banka dhe financa; lidership dhe ndërmarrësi.

Kolegji Evropian “Dukagjini” është i vetmi në Kosovë që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me AUK.