


Industria: Financa
Factor Leasing
“Factor Leasing” është kompani lizingu, institucion financiar jobankar, që ofron financim alternativ për bizneset me qëllim të stimulimit të ekonomisë së vendit.
- Stimulim i ekonomisë
- Alternativë financiare
- Eksperiencë
Aksionarët janë: BSD Nepremicnine d.o.o. (Slloveni), Dukagjini sh.p.k. (Pejë) dhe Factor Banka (Slloveni). Këta partnerë, me përvojën e tyre shumëvjeçare dhe stafin profesional, sigurojnë mbështetje të madhe në zhvillimin e lizingut në Kosovë.
Produktet
Lizingu financiar përfshin financimin e patundshmërive, veturave dhe pajisjeve për prodhim; lizingu operativ përfshin vetura dhe pajisje. Afati është 12 deri 60 muaj për vetura e pajisje dhe deri në 15 vjet për patundshmëri.
Factor Leasing është e përqendruar në financimin e prodhimtarisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve nga kompanitë e regjistruara në Republikën e Kosovës.
