


Kthehu te kompanitë

Institucion investiv
Dukagjini Invest
Porta e qytetit të Prishtinës brenda pak viteve do të jetë tepër më e dinjitetshme. Një Qendër Tregtare Botërore do të ndërtohet aty.
- Qendër Tregtare Botërore
- Pozicion strategjik
- Pjesë e QTB-ve të globit
“Dukagjini Invest” sh.p.k. u themelua në prill të vitit 2007. Me rastin e valës së pestë të privatizimit, kompania privatizoi me sukses Fabrikën e Plastikës në Prishtinë.
Në tetor 2007 u pajis me licencë nga Asociacioni i Qendrave Tregtare Botërore me bazë në New York, duke e bërë Kosovën hallkë në zinxhirin e rrjetit të QTB-ve të globit.
Lokacioni
Parcela është pranë udhëkryqit që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (14 km), Pejën (88 km), Shkupin (82 km), Mitrovicën (25 km) dhe Nishin (128 km) — dhe ndan rajonin industrial nga ai rezidencial, duke u llogaritur si Porta e Qytetit.
