Suksesi i radio Dukagjinit do t`i hapte rrugën televizionit. Ishte konceptuar si një media lokale për rrafshin e Dukagjinit dhe do të funksiononte si e tillë për më shumë se një dekadë. Tash është TV nacionale me qasje krejtësisht alternative dhe e plasuar lart në tregun kosovar në kohë rekorde. Është TV stacioni më informues në vend.