Timeline

Themelon shtypshkronjën Dukagjini

Shtypshkronja e parë me karakter privat në Kosovën që asokohe ishte njësi e veçantë në kuadër të Federatës së Ish Jugosllavisë. Del që të jetë investim me vend dhe e lehtëson shtypin që nuk ishte shërbim i lehtë për atë kohë. Shtypshkronja në ditët e sotme është ndër më modernet në rajon. Kësisoj një makinë e vjetër e tipit “TIPO” në vitin 1987 do të bëhej mjeti i parë i punës së korporatës tash më moderne në rajon.

Read more

Zgjeron aktivitetin me tregti

Kriza politike po e shkatërronte ish federatën Jugosllave. Bashkë me të po përfundonte edhe sistemi socialist ku privatja nuk eksitonte. Kësisoj gjatë viteve 90 në Kosovën që po përballej me tranzicionin e sistemit dhe përpjekjet e Serbisë për ta aneksuar, përkundër vështirësive hapen mundësitë për tregti. Ndonëse të diskriminuar shqiptarët e Kosovës nuk e ndalën përpjekjen për të pasur sukses. Pak prej tyre ia dolën. Ekrem Lluka ishte njëri ndër ta.

Read more

Shpërndanë rrjetin e kiosqeve Dukagjini

Problemet politike kishin sjellë vështirësi të mëdha ekonomike për qytetarët e Kosovës që tashmë po jetonin kryesisht vetëm nga ndihma e familjarëve në ekzil. Shpërndarja e një rrejti të madh të kiosqeve të Dukagjinit nëpër familje të ndryshme kosovare do të mundësonte që të zbutej papunësia enorme e asaj kohe tek popullata shumicë.

Read more

Krijohet shtëpia botuese dhe hapen libraritë e para nëpër Kosovë

Krahas suksesit të shtypshkronjës në njërën anë dhe nevojës për libra në një sistem paralel të mësimit në anën tjetër u bë e domosdoshme edhe shtëpia botuese. Ajo vazhdon të mbetet ndër më të mëdhatë në Kosovë dhe ka një rrjet librarish, përfshirë librarinë më prestigjioze në Kosovë që gjendet në sheshin kryesor të Prishtinës.

Read more

Radio Dukagjini

Është transmetuesi më i madh radiofonik në Kosovë. Radio stacioni më me ndikim dhe me dëgjueshmërinë më të lartë. Duke pasur frekuencë nacionale dhe duke ofruar program alternativ ka arritur që të bëjë diferencën me radiostacionet tjera, diferencë që thellohet dita ditës.

Read more

TV Dukagjini

Suksesi i radio Dukagjinit do t`i hapte rrugën televizionit. Ishte konceptuar si një media lokale për rrafshin e Dukagjinit dhe do të funksiononte si e tillë për më shumë se një dekadë. Tash është TV nacionale me qasje krejtësisht alternative dhe e plasuar lart në tregun kosovar në kohë rekorde. Është TV stacioni më informues në vend.

Read more

Tobakos

Përfaqësuese ekskluzive e disa prej markave më prestigjioze të duhanit. Kompania posedon rrjetin më të sofistikuar të distributorëve dhe ka shtrirje në gjithë Kosovën.

Read more

Dukagjini construction

Na bënë krenar rrëfimi i numrit të madh të familjeve që përjetojnë çdo ditë në shtëpitë e banesat e tyre komoditetin që krijohet si rezultat i kujdesit të lartë dhe etikës nga ka kjo kompani gjatë ndërtimit.

Read more

Themelon fondin kosovare slloven të pensioneve

Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve është institucion financiar që merret me menaxhimin e kursimeve pensionale. Është i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të vepruar si fond pensional suplementar. Krahas kreativitetit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të sjell në vend risi, u dëshmua edhe kujdesi për klientin dhe të nesërmen e tij.

Read more

Dukagjini Invest

Është kompania që hulumton mundësitë e investimit. “Dukagjini Invest” është pajisur me licencë nga Asociacioni i Qendrave Tregtare Botërore me bazë në New York. Kjo licencë i jep të drejtë Kompanisë të ndërtoj një Qendër Tregtare Botërore në Prishtinë, duke e bërë kështu Kosovën hallkë në zinxhirin e rrjetit të QTB-ve të Globit.

Read more

D3

Telekomunikimi është bazë e zhvillimit infrastrukturor në botën bashkëkohore, por njëherësh edhe komponent i pandarë i zhvillimit ekonomik. Në përpjekje për të përcjellë teknologjinë bashkëkohore dhe për ta nxitur atë, në përputhje me kërkesat që parashtron koha, lindi “Dukagjini Telecommunication” Sh.P.K

Read more

Privatizon Hotel Dukagjini

Një prej hoteleve ikonë të rrafshit të Dukagjinit. Objekti referencë për dekada e banorëve të kësaj zone ka arritur që nën menaxhimin e Ekrem Llukës të modernizohet dhe të bëhet një gërshetim i përkryer i të vjetrës me trendet bashkëkohore.

Read more

Dukagjini Fiscal Solution

Si kompani e licencuar për importimin, shitjen dhe servisim e paisjeve fiskale, Kompania Dukagjini Fiscal Solution është një nga faktorët kyç në njërin prej projekteve më të rëndësishme në Kosove, në luftimin e ekonomisë joformale.

Read more

Kolegji Dukagjini

Një prej kolegjeve të dëshmuara si qendër e dijes dhe zgjidhje e mirë e atyre që duan të ndërtojnë karrierë të suksesshme. Kolegji Evropian “Dukagjini” i mbetet besnik synimit për të përgatitur studentë të nivelit evropian në fushën e shkencave menaxheriale, kompjuterike, ekonomike, bankare e financiare, menaxhimit të biznesit, shkencave juridike, politike dhe gazetarisë.

Read more

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032