D3 Mobile

D3 mobile

Telekomunikimi është bazë e zhvillimit infrastrukturor në botën bashkëkohore, por njëherësh edhe komponent i pandarë i zhvillimit ekonomik. Në përpjekje për të përcjellë teknologjinë bashkëkohore dhe për ta nxitur atë, në përputhje me kërkesat që parashtron koha, lindi “Dukagjini Telecommunication Sh.P.K”.

Historia:

Dukagjini Telecommunications ShPK (DTK), është ndërmarrje e themeluar në janar të vitit 2008. Pas themelimit, ndërmarrja aplikoi në ART (Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës) për t’u licensuar si MVNO (Operator Virtual i Telefonisë Mobile), që u nënshkrua në qershor të po atij viti. Pas marrjes së licencës për operim si MVNO dhe nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me operatorin mobil IPKO, ndërmarrja filloi ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, më 15 dhjetor 2008, nën brendin D3 Mobile.

Specializimi:

Ndërmarrja është e specializuar për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese në lëmin e telefonisë mobile, përmes brendit të vet D3 mobile.

Shërbimet që ofrohen:

Ndërmarrja ofron shërbimet e telefonisë mobile përmes rrjetit virtual, si shërbimet e thirrjes, dërgimit të porosive të shkurtra SMS, dhe qasjes në internet përmes GPRS. Gjithashtu bën shitjen dhe distribuimin e produkteve të veta në tërë territorin e Kosovës si dhe ka kontratë për rishitjen e të gjitha produkteve të operatorit mobil IPKO. Ndërmarrja jonë ka kontratë me katër operatorët e licencuar nga ATK për shitjen e arkave fiskale (Gekos, Dukagjini, R&T Group dhe Printec), të cilëve ju ofron shërbimin e komunikimit të arkave fiskale nga klienti deri te Administrata Tatimore e Kosovës, përmes sistemit GPRS.

Misioni:

DTK është krijuar me qëllim që të jetë shtytëse e zhvillimit të telekomunikimit në Kosovë, për një pjesëmarrje të barabartë në shoqërinë globale të informimit.

Vizioni:

DTK është në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme. Duke shfrytëzuar diturinë, kreativitetin, eksperiencën dhe dedikimin e personelit, kompania synon të jetë përfaqësuese e denjë e komunitetit të biznesit, duke kultivuar standarde të larta të arritjeve dhe të etikës në biznes.

Rr. Ismail Qemal

Nr. 2, 30000, Pejë

Rr. Hajdar Dushi Nr.

6, 10000, Prishtinë

© Copyright 2016. All Rights Reserved.