Duke funksionuar në një shoqëri me rrethana të rënduara sociale e politike, suksesi i korporatës Dukagjini medoemos ka shërbyer si infuzion për zhvillimet dhe ngritjen e mirëqenies shoqërore.
Mbështetjet e shumta e kanë bërë korporatën mike të njerëzve në hall, mbështetëse të iniciativave pozitive dhe kampione të shtyrjes përpara të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik.
Korporata në raste të panumërta ka qenë partner shumë i rëndësishëm i projekteve të panumërta. Lëmitë kanë qenë në: arsim, kulturë shëndetësi, humanitar, sport…
Duke investuar në komunitet, ne kemi ngritur besimin dhe ndjenjën se i përkasim tërë Kosovës, duke krijuar tek komuniteti ndjenjën se jemi sponzorizues dhe mbështetës të sigurt në aktivetete të shumta.
Do të ndalemi dhe veçojmë një segment ku investimi ishte frytdhënës, efikas, kontribues dhe tejet i dobishëm.
Klubi i basketbollit “Dukagjini”, i cili funksionon në kuadër të Koorporatës “Dukagjini”, në një periudhë të gjatë kohore ishte simbol i ruajtjes së traditës së lashtë sportive, jo vetëm në qyteti të Pejës.
Në këtë kolektiv të vyeshëm sportiv kontribut kanë dhënë shumë personaliete të shquara të basketbollit, ndërsa ngjyrat e këtij klubi i kanë mbrojtur basketbollistë me nam, të cilët kishin bëtë karierë edhe në NBA
Gjeni më poshtë një listë të shkurtër të kontributeve:
Rr. Ismail Qemali Nr. 2, 30000, Pejë 039 433 093, 039 432 025
Rr. Hajdar Dushi Nr. 6, 10000, Prishtinë 038 244 031, 038 244 032