Factor leasing

“Factor Leasing” është kompani e Lizingut e specializuar si institucion financiar jo bankar duke ofruar në treg financim alternativ për bizneset me qëllim të stimulimit të ekonomisë së vendit. Aksionarët janë: BSD Nepremicnine d.o.o. (Slloveni), Dukagjini sh.p.k. (Pejë) dhe Factor Banka (Slloveni).

Këta partnerë, me përvojën e tyre shumë vjeçare dhe stafin profesional sigurojnë një mbështetje të madhe në zhvillimin dhe përkrahjen e lizingut në Kosovë.

Factor Leasing në fund të vitit 2011, kishte një portfolio rreth 9 milion euro të investimeve derisa vlera e aseteve ishte rreth 12 milion euro.

Pjesa më e madhe e lizingut është ofruar si lizing financiar kurse një pjesë e vogël si lizing operativ. Klientët tanë janë nga të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës dhe në portfolion tonë kemi klient privat si dhe klient të biznesit.

Lizingu financiarë përfshin financimin e patundshmërive, veturave si dhe paisjeve për prodhim kurse lizingu operativ përfshin vetëm veturat dhe paisjet.

Afati i lizingut është nga 12 deri në 60 muaj për vetura dhe paisje kurse për patundshmëri deri në 15 vite.

Factor Leasing është e koncentruar në financim të prodhimtarisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve në përgjithësi që ofrohen nga kompanitë e regjistruara në Republikën e Kosovës.

Nëse ju nevojiten pajisje apo vetura të reja për të rritur kapacitetet prodhuese apo të shërbimeve, Factor Leasing është e gatshme të u mbështes në nismën tuaj.

Rr. Ismail Qemal

Nr. 2, 30000, Pejë

Rr. Hajdar Dushi Nr.

6, 10000, Prishtinë

© Copyright 2016. All Rights Reserved.