Kërkesat e tregut, në radhë të parë nga aspekti i cilësisë, inovacionit por edhe efikasitetit, imponojnë profesionalizëm dhe etikë të lartë në shërbim të klientit. Të gjitha kërkesat e parashtruara të zhvillimit të shpejtë në projektim, mbikëqyrje, konsalting dhe Inxhiniering mund t’i gjeni në “Dukagjini Construction”.
E themeluar me 2003, punën e ka filluar me realizimin e kompleksit të parë banesor “Sahatkulla” në Pejë. Suksesi i këtij projekti dhe kënaqësia e klientëve nxiti më shumë investime në rritjen e fondit banesor të ShPK ”Dukagjini”. Deri më tani afro 600 familje janë akomoduar dhe shijojnë komforin dhe shërbimet e mirëmbajtjes në banesat e ndërtuara nga ne.
Kompania “Dukagjini-Inxhiniering” është e specializuar në planifikimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e fondit banesor. Projektimin, ndërtimin dhe shitjen e hapësirave banesore – afariste. Projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e investimeve.
Krijim i fondit përmes kapaciteteve banesore, që ofron mundësi për pavarësimin e çdo familjeje të re, si mjet për shfrytëzim sa më efikas të territorit dhe shërbimeve urbane.
Dominim në tregun e banimit në komunën e Pejës deri më 2015.
Dukagjini Contruction ka arritur të realizoj me përpikmëri këto projekte ndërtimore banesore:
1. Kompleksi Banesor Afarist “Sahatkulla” – vitet 2003-2005, 3 ndërtesa, 64 banesa
2. Kompleksi Banesor “Puhovci 1” – 2005-2007, 78 banesa
3. Kompleksi Banesor “Puhovci2”, 2006-2008, 76 banesa
4. Kompleksi banesor “Buquku1”, 2007-2009, 38 banesa
5. Kompleksi Banesor Jarina 2008 – 2010, 3 ndërtesa, 185 banesa
6. Faza I e Kompleksit Banesor “Puhovci 3” , 3 ndërtesa, 144 banesa
7. Hotel “Dukagjini” – 2009-2011,
8. Objekti Hotelier Shërbyes “Bahçe”, 2010-2011
9. Objekte të banimit social në Pejë, Klinë dhe Istog
10. Faza II e Kompleksit Banesor “Puhovci 3” , 2 ndërtesa, 96 banesa
11. Faza III e Kompleksit Banesor “Puhovci 3”, 3 ndërtesa, 136 banesa dhe hapësirë kapacitative afariste
12. Kompleksi Banesor “Buquku 2”, 15 banesa.
13. Kompleksi Afarist Banesor “Qendra”, 39 banesa.