Kolegji Evropian Dukagjini

  • INDUSTRIA: EDUKIM
  • SISTEMI I BOLONJËS
  • EKSPERIENCË EVROPIANE
  • SIPAS KËRKESAVE TË TREGUT

Duke u nisur nga vlerësimi se arsimimi është fuqi, Kolegji Evropian “DUKAGJINI” i kushton kujdes të veçantë aplikimit të standardeve më të larta në këtë lëmi.

Kolegji Evropian “Dukagjini” i mbetet besnik synimit për të përgatitur studentë të nivelit europian në fushën e shkencave menaxheriale, kompjuterike, ekonomike, bankare e financiare, menaxhimit të biznesit, shkencave juridike dhe të shkencave politike me gazetari. Organizimi, përmbajtja dhe funksionimi i tij mbështeten në eksperiencën më të mirë evropiane dhe botërore, në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me ekonominë vendore, rajonale dhe evropiane, për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e menjëhershme dhe afatgjate të ekonomisë së tregut në informatikë të aplikuar, menaxhment, ekonomi, kontabilitet, banka dhe financa, shoqëritë e sigurimit, biznesit, ato juridike dhe të administrimit.

Kurrikulet dhe programet mësimore krijojnë mundësi të gjëra që çdo student, sipas objektivave apo preferencave, të specializohet në mënyrë cilësore në njërin nga programet e ofruara. Duke ruajtur filozofinë dhe objektivat themelore të arsimit superior në Europë, programi i Kolegjit Evropian “DUKAGJINI” është ndërtuar mbi bazën e kombinimit të njohurive themelore bashkëkohore teorike dhe përvojave më të spikatura praktike, me synim kryesor përgatitjen e studentëve cilësorë në përputhje me kërkesat dhe tendencat e tregut të punës në Kosovë, rajon dhe më gjerë në Europë.

Përfaqësuesit e sektorit financiar, ekonomik dhe ata të biznesit në përgjithësi, janë përfshirë dhe konsultuar në të gjitha etapat dhe momentet më të rëndësishme të përgatitjes së programeve mësimore të drejtimeve të diplomimit në Kolegjin Evropian “DUKAGJINI”, në mënyrë që të garantohet përputhje sa më e plotë me kërkesat dhe standardet e tregut të punës. Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore dhe në disiplinat përkatëse ekonomike, financiare e menaxheriale, në përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe me tekste mësimore moderne lehtësisht të kuptueshme dhe me metoda të mësimdhënies cilësore, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor.

Kolegji është organizuar tërësisht në përputhje me kriteret e Deklaratës së Bolonjës, sipas sistemit 3+2+3 (ose në juridik 4+1+3). Fillohet me kurse të ciklit të parë 3-vjeçar, që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të parë-BA Bachelor, dhe më pas organizimin e kurseve të ciklit të dytë 2-vjeçar, që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të dytë-Master Shkencor.

Kolegji është organizuar tërësisht në përputhje me kriteret e Deklaratës së Bolonjës, sipas sistemit 3+2+3 (ose në juridik 4+1+3). Fillohet me kurse të ciklit të parë 3-vjeçar, që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të parë-BA Bachelor, dhe më pas organizimin e kurseve të ciklit të dytë 2-vjeçar, që përfundon me marrjen e diplomës së ciklit të dytë-Master Shkencor.

PROGRAMET E AKREDITUARA

1. Programi: Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë

2. Programi: Bachelor në Ekonomi-Banka, Financa dhe Kontabilitet

3. Programi: Bachelor në shkenca kompjuterike – IT e aplikuar

4. Programi: Bachelor në shkenca juridike

Kolegji evropian “DUKAGJINI” ka të akredituar edhe nivelin e studimeve të shkallës MASTER

NË MENAXHMENT, me mundësi specializimi në:

1. Menaxhment i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

2. Menaxhment i Sistemeve të Informacionit

3. Menaxhment në Kontabilitet, Banka dhe Financa

4. Lidership dhe Ndërmarrësi

Kolegji Evropian “DUKAGJINI” është i vetmi në Kosovë që ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me AUK në Kosovë dhe synon të jetë hallkë e rëndësishme për zhvillimin e procesit të arsimimit të lartë akademik në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Kolegji Evropian Dukagjini

Qendër e ekselencës në arsimin e lartë

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032