Hotel Dukagjini

  • INDUSTRIA: HOTELIERI
  • PUNONJËS: 120
  • 67 DHOMA
  • E NDËRTUAR NË VITIN 1951
  • E RIKONSTRUKTUAR NË VITIN 2009

Infrastrukturë e veçantë hoteliere dhe një gërshetim i përkryer i të vjetrës me trendet bashkëkohore.

Gjendet në qendër të qytetit të Pejës i rrethuar me pamje mahnitëse.

Afërsia me bukuritë magjepsëse të maleve të Rugovës dhe madhështia e lumit Bistrica, e bëjnë Hotel Dukagjinin margaritar të hotelerisë shqiptare. Pikë reference për Pejën, dukagjinin, Kosovën dhe rajonin.

67 dhoma dhe Suita Presidenciale ofrojnë:

TV kabllor, klimatizim, bar, ballkonet që mundësojnë shijimin e bukurive natyrore, elemente të veçanta në banjo: rrobëdeshanët, patofnat dhe tharësja e flokëve.

Të gjitha dhomat, duke përfshirë edhe dhomën Pent House, janë stilizuar për të mirëpritur vizitorët dhe të ftuarit më të lartë në Hotel Dukagjini, ndërsa Suita e re Presidenciale përmbush kërkesat e Suitës për mysafirë VIP.

Restaurimi:

I njohur për sukseset në çdo nismë, pronari i hotelit nga viti 2008, Ekrem Lluka, President i Dukagjini Group, u përkujdes dhe mbikëqyri personalisht rinovimin e plotë të tij.

Si pjesë e punimeve rinovuese, në vitin 2009, Hotel Dukagjini fillimisht përuroi Sallën e ndejave dhe të konferencave, me standarde dhe kapacitete më të larta që mund të zënë më shumë se 400 persona. Salla është e pajisur me sistem bashkëkohor të teknologjisë për përkthim simultan dhe zërim që mundëson edhe mbajtjen e video konferencave.

Restoranti luksoz “22” dhe Restorant “Nacional” në katin e parë, mundësojnë të shijohen bukuritë e Grykës së Rugovës, bashkë me kuzhinën mahnitëse me meny tradicionale dhe ndërkombëtare.

Vendi më atraktiv për shënimin e ngjarjeve të veçanta familjare dhe shoqërore: Përvjetore, ditëlindje e shumë të tjera, është Restaurant “Panorama”, si një nga hapsirat më atraktive të Hotel Dukagjini.

Gjithashtu, sallat e mëdha për zhvillimin e ceremonive festive familjare.

Pas projektit rinovues trevjeçar, më 10 tetor të vitit 2011, Hotel Dukagjini u rihap për publikun. Hapja e madhe u bë me Takimin e Parë Rajonal të ministrave të Mbrojtjes në Pejë, Kosovë.

Hotel Dukagjini kujdeset që t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të plotësojë nevojat e udhëtarëve gjatë udhëtimeve të tyre.

Duke pasur në vend të parë mysafirin, ofron shërbim 24 orë, bashkë me rezervime dhe informacione për vendet më interesante turistike të rrafshit të Dukagjinit.

Veç kësaj, mysafirëve u ofrohen edhe këshilla që përmbushin interesimin e tyre, duke filluar nga restorantet e deri te udhëzimet se ku mund të bëjnë blerje.

Me shërbimet e internetit, Hotel Dukagjini ju mundëson të qëndroni në kontakt me këdo si dhe të shijoni shumëllojshmërinë e ushqimit të përgatitur e të përzgjedhur nga menyja jonë e pasur.

Hotel Dukagjini posedon edhe qendrën për ushtrime, në dispozicionin tuaj 24 orë.

Sipërfaqja prej 800 m² do të ju dhuroj ndjenjën e relaksit me pajisjet e palestrës, pishinës, saunës.

Qendra e masazheve është vend ideal për trajtimin komplet të trupit.

Hotel Dukagjini është oazë e qetësisë dhe relaksimit.

Dëshmia më e mirë e suksesit të Hotel Dukagjinit janë klientët, të cilët vinë njëherë për t’u kthyer sërish.

Në mileniumin e ri, derisa bota është e ndarë në tregje e klientë, Hotel Dukagjini mbetet vend i kënaqësisë dhe shërbimit të mirë.

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032