Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve

  • Institucion financiar
  • Operon që nga viti 2006
  • Anëtar i Prva Group
  • 309 279 anëtarë
  • Qasje elektronike
  • 33 milionë euro kapital

Duke u futur në treg me menaxhimin e kontributeve pensionale dhe pagesën e anuiteteve, krahas kreativitetit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të sjell në vend risi, u dëshmua edhe kujdesi për klientin dhe të nesërmen e tij.

Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve është institucion financiar që merret me menaxhimin e kursimeve tuaja pensionale. I licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për të vepruar si fond pensional suplementar, Fondi operon në Kosovë që nga viti 2006.

Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve është anëtar i “Prva Group”, njëra ndër kompanitë më të mëdha të Europës juglindore, që operon ekskluzivisht në tregun pensional dhe sot ka 309.279 anëtarë, me 351.2 milionë euro mjete në menaxhim. Me 33 milionë euro kapital, “Prva Group” është lidere në tregun pensional si dhe kompania e vetme në vendin tonë që ofron pensione suplementare.

Fondi pensional është kursim afatgjatë dhe mënyra më e mirë për të siguruar pleqëri pa brenga. Të gjitha pagesat tuaja në planin pensional gjenden në llogarinë tuaj individuale që ju keni në Fondin Slloveno-Kosovar të Pensioneve. Në këtë llogari mund të qaseni në mënyrë elektronike duke klikuar në “Llogaria Ime” në ueb faqen e Fondit.

Në ueb faqen e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve mund të hyjë çdo individ. E njëjta vlen edhe për kompanitë që dëshirojnë të ofrojnë kushte më të mira për stafet e tyre.

Kurseni për pleqëri pa brenga!

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032