Dukagjini SHPK

  • INDUSTRIA: SHTYP
  • SINONIM I CILËSISË
  • 55 NUMRI I TË PUNËSUARVE
  • NDËR TË PARAT PRIVATE NË KOSOVË

Një makinë e vjetër e tipit “TIPO” shënoi fillet e suksesit tonë.

Një shtypshkronjë e vogël, me 2,3 punëtor trasoi rrugën tonë të afarizmit. U fillua në vitin 1987 për t’u bërë sinonim i afarizmit bashkëkohor, shembull i dinamizmit dhe efikasitetit zhvillimor. Nuk u desh shumë kohë për të kapërcyer kufijtë e Kosovës, duke u vlerësuar gjatë këtij rrugëtimi me çmimet më të larta në instancat e njohura europiane e botërore të biznesit.

Makina “TIPO” në fundvitet e shekullit të kaluar ishte teknologji që mbulonte kërkesat e kohës. Me kohë ato rriteshin, duke imponuar edhe nevojën e modernizimit dhe avancimit të teknologjisë si dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore. Pajisjet “Offset Planeta” dhe ato të llojeve “Heidelberg”, me makineri komplete për libërlidhje, qepje, lidhje të kopertinave të forta dhe të tjera, u bënë pjesë e procesit për të ngritur cilësinë, në hap me kohën.

Shtypshkronja “DUKAGJINI” sot është sinonim i cilësisë, duke bartur pas bagazhin e shpërblimeve të shumta, në mesin e tyre edhe standardin l=klasi, më të lartin për shërbime, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Veç teknologjisë së fundit në industrinë e shtypit, këtu duhet shtuar edhe stafin me kulturë të lartë organizative, njohuri profesionale dhe ambicie pozitive të arritjes së nivelit më të lartë të cilësisë së prodhimit dhe shërbimeve.

Duke kaluar bashkë me Kosovën zhvillimet e vrullshme, që nga fillimvitet e 90-ta, shtypshkronja u bë pjesë e pandarë e tyre, duke lënë gjurmë në ngjarjet më madhore të historisë sonë të re, shtetndërtimit dhe identitetit të ri politik të Kosovës. Kështu, pas aktit historik të miratimit të Deklaratës Kushtetuese, nëpër makinat e shtypit kaluan libra, indeksa, vula e materiale identifikuese për intelektualë, studentë, nxënës, shtetas të Republikës së Kosovës së viteve të 90–ta dhe më pas. Në mbështetje të përpjekjeve për të ardhmen e synuar, në periudhën më të vështirë, shtypshkronja “Dukagjini” tuboi në gjirin e saj një grup krijuesish dhe intelektualësh të shquar të kohës dhe themeloi shtëpinë botuese, e cila për një kohë të shkurtër u bë lider në veprimtarinë botuese, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Në hap me kërkesat e epokës së re në tregun e industrisë së shtypit, filluan investimet në zëvendësimin e makinave manuale me ato digjitale që shpie në avancimin e teknologjisë, uljen e kostove për prodhuesin dhe konsumatorin. E tëra në përputhje me qëllimin kryesor: Kënaqësinë e konsumatorit, shërbimi cilësor dhe distribuimi me kohë.

Rrumbullakimi i mijëvjeçarit dhe kalimi në shekullin XXI në afarizmin tashmë të dëshmuar, ngriti aspiratat e ekipit menaxhues për të rritur kapacitetet dhe shpejtësinë e shërbimeve. Tirazhet e librave me mbi 10 000 ekzemplarë, me cilësi të lartë, tash realizohen brenda 48 orësh, që shënon rekord në këtë industri në Kosovë.

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032