Dukagjini Construction

  • INDUSTRIA: KOMPANI NDËRTIMI
  • PROJEKTIM
  • MBIKËQYRJE
  • NDËRTIM

Dukagjini Construction

Kërkesat e tregut, në radhë të parë nga aspekti i cilësisë, inovacionit por edhe efikasitetit, imponojnë profesionalizëm dhe etikë të lartë në shërbim të klientit. Të gjitha kërkesat e parashtruara të zhvillimit të shpejtë në projektim, mbikëqyrje, konsalting dhe Inxhiniering mund t’i gjeni në “Dukagjini Construction”.

Historiku i kompanisë:

E themeluar me 2003, punën e ka filluar me realizimin e kompleksit të parë banesor “Sahatkulla” në Pejë. Suksesi i këtij projekti dhe kënaqësia e klientëve nxiti më shumë investime në rritjen e fondit banesor të ShPK ”Dukagjini”. Deri më tani afro 600 familje janë akomoduar dhe shijojnë komforin dhe shërbimet e mirëmbajtjes në banesat e ndërtuara nga ne.

Specializimi i Kompanisë:

Kompania “Dukagjini-Inxhiniering” është e specializuar në planifikimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e fondit banesor. Projektimin, ndërtimin dhe shitjen e hapësirave banesore – afariste. Projektimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e investimeve.

Misioni:

Krijim i fondit përmes kapaciteteve banesore, që ofron mundësi për pavarësimin e çdo familjeje të re, si mjet për shfrytëzim sa më efikas të territorit dhe shërbimeve urbane.

Vizioni:

Dominim në tregun e banimit në komunën e Pejës deri më 2015.

Realizimet:

Dukagjini Contruction ka arritur të realizoj me përpikmëri këto projekte ndërtimore banesore:

1. Kompleksi Banesor Afarist “Sahatkulla” – vitet 2003-2005, 3 ndërtesa, 64 banesa

2. Kompleksi Banesor “Puhovci 1” – 2005-2007,  78 banesa

3. Kompleksi Banesor “Puhovci2”, 2006-2008, 76 banesa

4. Kompleksi banesor “Buquku1”, 2007-2009, 38 banesa

5. Kompleksi Banesor Jarina 2008 – 2010, 3 ndërtesa, 185 banesa

6. Faza I e Kompleksit Banesor “Puhovci 3” , 3 ndërtesa, 144 banesa

7. Hotel “Dukagjini” – 2009-2011,

8. Objekti Hotelier Shërbyes “Bahçe”, 2010-2011

9. Objekte të banimit social në Pejë, Klinë dhe Istog

10. Faza II e Kompleksit Banesor “Puhovci 3” , 2 ndërtesa, 96  banesa

11. Faza III e Kompleksit Banesor “Puhovci 3”, 3 ndërtesa, 136 banesa dhe hapësirë kapacitative afariste

12. Kompleksi Banesor “Buquku 2”, 15 banesa.

13. Kompleksi Afarist Banesor “Qendra”, 39 banesa.

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032