Dukagjini Invest

  • INSTITUCION INVESTIV
  • QENDËR TREGTARE BOTËRORE
  • POZICION STRATEGJIK
  • PJESË E QTB-ve TË GLOBIT

Porta e qytetit të Prishtinës brenda pak viteve do të jetë tepër më e dinjitetshme. Një Qendër Tregtare Botërore do të ndërtohet aty për t`i dhënë Prishtinës dhe Kosovës karakter të një vendi të zhvilluar.

E kjo do të bëhet e mundshme nga “Dukagjini Invest” sh.p.k. i themeluar në Prill të vitit 2007 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Kompania gjithnjë ka hulumtuar për mundësi investimi në Kosovë. Prandaj, me rastin e shpalljes së valës së pestë të privatizimit në vend, “Dukagjini Invest” me sukses ka privatizuar Fabrikën e Plastikës në Prishtinë, fabrikë dikur lidere në prodhime dekorative nga plastika për shfrytëzim të gjerë në industri dhe tregti.

Në Tetor të vitit 2007 “Dukagjini Invest” është pajisur me licencë nga Asociacioni i Qendrave Tregtare Botërore me bazë në Neë York. Kjo licencë i jep të drejtë Kompanisë të ndërtoj një Qendër Tregtare Botërore në Prishtinë, duke e bërë kështu Kosovën hallkë në zinxhirin e rrjetit të QTB-ve të Globit.

Kështu planet dhe projeksionet për ndërtimin e një objekti shumë-funksional në lokacionin e privatizuar më parë filluan menjëherë dhe tash janë në përfundim. Lokacioni ku do të ngritet objekti është një vend shumë strategjik për biznesin në Kosovë. Parcela është pranë udhëkryqit që lidh Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës (14 km), Pejën (88 km), Shkupin (FYROM, 82 km), Mitrovicën (25 km) dhe Nishin (Serbi, 128 km). Ky lokacion i objektit ndan rajonin industrial nga ai rezidencial në Planifikimin Hapësinor të Prishtinës dhe kështu do të llogaritet edhe si Porta e Qytetit.

 

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032