Përgjegjësia Shoqërore

Duke funksionuar në një shoqëri me rrethana të rënduara sociale e politike, suksesi i korporatës Dukagjini medoemos ka shërbyer si infuzion për zhvillimet dhe ngritjen e mirëqenies shoqërore.

Mbështetjet e shumta e kanë bërë korporatën mike të njerëzve në hall, mbështetëse të iniciativave pozitive dhe kampione të shtyrjes përpara të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik.

Korporata në raste të panumërta ka qenë partner shumë i rëndësishëm i projekteve të panumërta. Lëmitë kanë qenë në: arsim, kulturë shëndetësi, humanitar, sport…

Duke investuar në komunitet, ne kemi ngritur besimin dhe ndjenjën se i përkasim tërë Kosovës, duke krijuar tek komuniteti ndjenjën se jemi sponzorizues dhe mbështetës të sigurt në aktivetete të shumta.

Do të ndalemi dhe veçojmë një segment ku investimi ishte frytdhënës, efikas, kontribues dhe tejet i dobishëm.

Klubi i basketbollit “Dukagjini”, i cili funksionon në kuadër të Koorporatës “Dukagjini”, në një periudhë të gjatë kohore ishte simbol i ruajtjes së traditës së lashtë sportive, jo vetëm në qyteti të Pejës.

Në këtë kolektiv të vyeshëm sportiv kontribut kanë dhënë shumë personaliete të shquara të basketbollit, ndërsa ngjyrat e këtij klubi i kanë mbrojtur basketbollistë me nam, të cilët kishin bëtë karierë edhe në NBA

Gjeni më poshtë një listë të shkurtër të kontributeve:

  1. Bursa studentëve AUK
  2. Bursa studentëve Kolegji Dukagjini
  3. Sponsor gjeneral KB Dukagjini- Pejë
  4. Inicues dhe sponsorizues i gjelltores humanitare “Jetimet e Ballkanit”
  5. Inicues dhe sponsorizues i Shkollës së Baletiti për fëmijë në Pejë
  6. Korporata ka mbështetur fëmijët e dëshmorëve me dhurata dhe mjete financiare për festat e fundvitit
  7. RTV Dukagjini me vite të tëra ka sponsorizuar medialisht OJQ-të lokale në promovimin e projekteve me focus të mirëqenies sociale
  8. Korporata financiarisht ka ndihmuar “Qendrën për jetë të pavarur” ku trajtohen për qëndrim ditor fëmijët me sindromin Dawn, “Qendrën për mirëqenien e gruas” ku strehohen viktimat e dhunës në familje, institucionet parashkollore në qytet si dhe fëmijët e ciklit klasor të shkollës fillore “ Lidhja e Prizrenit “ në Pejë
  9. Korporata ka përkrahur të gjithat iniciativat humanitare të klubit “ROTARY” në nivel rajonal.
  10. Korporata ka mbështetur financiarisht ndërtimin e Xhamisë në Zahaq si dhe të Xhamisë në fshatin Shushicë të Istogut.
  11. Kompania ka përkrahur financiarisht projektin e Kforit Slloven për rinderrtimin e infrastrukturës të shkollës fillore në Zahaq
  12. Unioni i pavarur i studentëve të Kolegjit Dukagjni ndihmon tradicionalisht familjet në nevojë me të mira material në vigjile të shumë festave.

 

Mirënjohjet

Rr. Ismail Qemali
Nr. 2, 30000, Pejë
039 433 093, 039 432 025

Rr. Hajdar Dushi Nr.
6, 10000, Prishtinë
038 244 031, 038 244 032